Fondi për ndihma

Fondi për ndihma

Posted by Bedri Asllani, With 0 Comments, Category: Lajme1, Njoftime,

"Të nderuar bashkatdhetarë, kryesia e shoqatës në mbledhjen e fundit ka vendosur që të hapë një fond të veqant (brenda gjirollogarisë së shoqatës) enkas vetëm për ti ndihmuar familjet skamnore gjat vitit në Miresh.

- sipas statutit një nga shtyllat kryesore të shoqatës është ndihma familjeve skamnore.

- shoqata deri më tash ka ndihmuar disa herë familjet nevojtare me gjëra ushqimore elementare.

- Ky fond do të përdoret vetëm për ndihma familjeve skamnore e posaqërisht me gjëra ushqimore.

- në këtë fond mund të kontribohet në çdo kohë (gjatë tërë vitit).

- këto ndihma të juaja do të shpërndahen gjatë festave të vitit posaqërisht me gjëra ushqimore elementare.

- P.S. thjesht: Nëse doni me i ndihmu njerëzit skamnorë, me i dhanë ""vitrat"" apo keni dëshirë me bo ""sevap"", pikërisht ky fond do të jetë për këtë, thjeshtë vetëm me i ndihmu njerëzit e Mireshit (familjet skamnore). Pra ju mund të ndihmoni që nga sot.

- Për këtë vit deri më tani kanë kontribuar:

 

Faik Mahmuti Fr. 300

Shkumbin Bislimi Fr. 100

Qenan Haziri Fr. 50

Imran Asllani Fr. 100

Agron Zahiri Fr. 100

Avni Kastrati Fr. 100

 

Me respekt,

Kryesia e shoqatës a href=""http://17shkurti.ch"">17shkurti.ch/a>"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.