Shoqata 17shkurti.ch si shoqate eshte e regjistruar zyrtarisht ne Zvicer, gjegjesisht ne komunen Opfikon/Glattbrugg te Zürich-ut dhe si e tille ka qene e angazhuar edhe ne disa aktivitete te kesaj komune.
Ne mbledhjen e shtate te kryesise te ketij viti, asambleisjta e kesaj komune Qendresa Sadriu ishte prezente ne kete mbledhje pati paraqitur projektin e saj per ekspozite te fotografise nga Visar Kryeziu qe do te mbahet ne gusht te 2018, per ndere te 50 vjetorit te komunes Opfikon.
Ajo spjegoi se ky projekt eshte i perbashket me Visar Kryeziun, dhe se ka marre mbeshtetjen e komunes Opfikon qe te realizohet vitin e ardhshem per 50 vjetorin e komunes. Ne kete ekspozit te fotografise do te jene qytetare te kesaj komune qe ne nje far menyre e „krijojne“ numrin 50 me vitet e tyre, apo me punen e tyre, apo me nje angazhim tjeter.
Qendresa kerkoi mbeshtetje nga shoqata, sepse si shoqate eshte me e lehte dhe e pranueshme per komunen se sa si persona privat. Kryesia ne kete mbledhje i dha mbeshtetje ketij projekti dhe se ne te ardhmen perveç kesaj do te kete edhe bashkpunime te tjera qe shpresojme te realizohen.
Qendresa dhe Visari tashme jane ne realizimin e ketij projekti dhe kerkojne banore te komunes Opfikon qe e „krijojne“ numrin 50.
Na nevojitet ndihma e atyre qe e njohin mire komunen e Opfikon/Glattbrugg