U mbajt kuvendi i pergjithshem i shoqates 17shkurti.ch!

U mbajt kuvendi i pergjithshem i shoqates 17shkurti.ch!

Posted by Bedri Asllani, With 0 Comments, Category: Lajme1, Njoftime,
Me 5 janar 2017 u mbajt kuvendi i pergjithshem i shoqates 17shkurti.ch!
Kuvendaret ishin mbledhur per te shprehur mendimet, kritikat apo levdatat qe kishin per kryesine e deritanishme.
Kuvendi zgjati 2 deri ne 3 ore dhe aty kishte debat dhe mendime te ndryshme per qeshtje te ndryshme. Duke e pasur parasysh qe kjo pune behet ne menyre vullnetare nga ata te cilet ishin ne kryesi edhe kritikat nese kishte te tilla beheshin te vetedijshme. Nje vit ne kryesi te qendrosh perballe sfidave te ndryshme qe sjell viti, nuk eshte e lehte e sidomos kur te jetosh ne nje vend siç eshte Zvicra.
Te gjesh kohe per mbledhje te kryesise ne nje te Diele, dite e cila eshte shume e pritur nga familjet qe sado pak te pushoj trupi nga punet qe i bejme gjate javes, nuk eshte edhe e lehte!
Kuvendi si filloi ashtu edhe mbaroi, qete dhe me plot mirekuptim. Kryesia e re u zgjodh nga kuvendi dhe si çdo vit te kaluar edhe kete kryesi do ta presin pune dhe angazhime te ndryshme per te miren e fshatit dhe baneoreve te saj, Mireshit! Kryesia per vitin 2017 perbehet nga: Muhamet Guda-kryetar si dhe anetaret e tjere te kryesise Avni Kastrati, Agron Zahiri, Faik Mahmuti dhe Visar Kryeziu!
Deri ne vitin 2018, kjo kryesi deshiron qe ta kete perkrahjen e plote nga bashkfshataret ne menyre qe se bashku ta arrijme qellimin e perbashket, „se bashku per fshatin“, thjesht per te miren e saj!
Shiko mbledhjen ne youtube!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.